Lajme

Xi i Kinës viziton Tibetin, flet për unitet

08/21/2025 07:24
nga:G B

Presidenti kinez, Xi Jinping bëri thirrje për unitet në një vizitë të rrallë në Tibet, duke u shfaqur para 20 mijë njerëzve për të shënuar 60-vjetorin që kur Kina krijoi rajonin autonom pas aneksimit të tij.

Në vizitën e tij të dytë presidenciale në rajonin e kontrolluar, Xi vlerësoi qeverinë lokale për “angazhimin në një luftë të plotë kundër separatizmit” – një referencë për rezistencën tibetiane ndaj Pekinit që zgjat disa dekada, shkruan BBC.

Vizita në Lhasa, e cila ndodhet në një lartësi që mund të paraqesë probleme shëndetësore për 72-vjeçarin Xi, sugjeron një dëshirë për të vulosur autoritetin e tij mbi rajonin, shkruan tutje BBC.

Komentet e publikuara të Xi nuk përmendën Dalai Lamën, udhëheqësin shpirtëror tibetian i cili jeton në mërgim në Indi që kur u arratis në vitin 1959.