Showtime

Xhuli-Mbresës: Ti je e mençur dhe populli po të do, nuk të eliminuan as pas katër javësh në nominim

02/08/2023 08:05
nga:G B

Gjatë mbrëmjes së sotme, banorja e Big Brother VIP Kosova, Mbresa duket të mos ketë qenë në disponim edhe aq të mirë.

Kjo u vu re edhe gjatë bisedës që ajo kishte me Xhulin, ndërsa shkas për këtë mbetet personaliteti që ajo mendon ta ketë krijuar tek publiku, si një vajzë “me strategji dhe shumë e mençur”.

Xhuli e ka ngushëlluar, duke e motivuar për të ecur përpara në lojë, teksa i ka dhënë asaj lëvdata të shumta.

“Ti je këso personi. Unë të kam kuptuar. Ti je kush je, je kështu edhe jashtë. Kështu flet, kështu bën hajgare, kështu e ke ‘black humour’ (humor të zi). Por, ti duhesh të jesh krenare kështu siç je, se me këtë ti do të shkosh gjatë në këtë lojë. Ke qenë katër javë e nominuar, a ka mundur dikush të të heqë? Jo, sepse populli po të do”, i ka thënë Xhuli, Mbresës.

“Bravo, vazhdo përpara. Strategjia është diçka e mirë. Ti je e mençur të kam thënë që në ditën e parë”, ka shtuar Xhuli.

Por, si reagoi Mbresa karshi këtyre mendimeve të Xhulit? Këtë e kuptoni përmes videos në linkun e mëposhtëm.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.