Showtime

Xhuli – Mbresës: Nëse e fitoj BBVK, do të shkojmë në Dubai

03/16/2023 17:01
nga:G B

Big Brother VIP Kosova është drejt përfundimit dhe tashmë dihen pesë finalistët e formatit.

Xhuli, Stresi, Mbresa, Vedati dhe Artani kanë arritur në finale dhe njëri prej tyre do të shpallet fitues të premten e 17 marsit.

Teksa kanë mbetur pak deri sa të bëhet i ditur emri i fituesit të 200 mijë eurosh, banorët kanë bërë disa premtime për njëri-tjetrin.

Disa prej tyre kanë premtuar që nëse fitojnë çmimin kryesorë do t’i dërgojnë të gjithë banorët në pushime në destinacione të ndryshme.

Një premtim të tillë e bëri edhe Xhuli e cila i tha Mbresës se në rast që fiton BBVK, ajo do t’i dërgojë të gjitha vajzat që ishin pjesë e shtëpisë së famshme në Dubai.

“Nëse fitoj në Dubai do të shkojmë, ne vajzat pa djemtë, Dubai nuk është shtrenjtë”, ka thënë Xhuli.