Showtime

Xhuli ia “palon” rrobat Andit, ai reagon i revoltuar: Mos të mi prekë o vëlla, si nuk merr vesh

01/06/2023 20:32
nga:G B

Banori i shtëpisë së madhe Big Brother VIP Kosova, Andi duket të ketë qenë në mëdyshje, rreth asaj se çka do të vesh sonte në spektaklin e natës Prime.

Ai i ka kërkuar Getinjos që t’ia huazojë ndonjë rrobë, pasi që akoma nuk është i kompletuar me pjesën e veshjeve.

“A mundem me t’a marrë ndonjë teshë, se po më duket jam bo bajat me të njëjtat?”, e ka pyetur Andi, Getinjon.

Ndërkaq, nuk mungoi as përgjigja pozitive e Getinjos, veç se me pak shaka.

“Po, more veç brekët mos mi merr”, i ka thënë Getinjo, Andit.

Në anën tjetër, Gresa ka treguar se “e ka parë Xhulin duke paluar duksin e Andit”, çka bëri që Andi të revoltohet goxha shumë.

“Mos të mi prek o vëlla, nuk merr vesh të mi le aty nuk ka nevojë me i palu askush, e di unë vet”, ka thënë Andi.

Spektakli i natës Prime nis sonte nga ora 21:00 në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe ‘live’ edhe në platformën, YouTube.