Showtime

Xhuli gatuan pite me spinaq, Artani i bën muhabet

01/06/2023 20:13
nga:G B

Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Xhuli, disa orë para natës Prime, ka gatuar pite me spinaq.

Përderisa po gatuante, ajo po ashtu pati një bisedë me Artanin, ndërsa dyshja diskutuan rreth lojës brenda shtëpisë së “Vëllait të Madh”.

“Askush nuk mund të më tregojë se çfarë të bëj në shtëpi përveç vëllait të madh, nuk kemi ardhur me u rreh edhe pse nëpër show të tjerë, ka ndodhur”, ka thënë Artani, pos tjerash.

Spektakli i natës Prime për sonte, fillon nga ora 21:00 dhe transmetohet ekskluzivisht në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion, si dhe ‘live’ edhe në YouTube.