Showtime

Xhuli drejtuar Andit e Gresës: Mos flisni anglisht, unë jam shqiponjë ju shoh e ju dëgjoj

02/22/2023 08:47
nga:G B

Biseda me Brunon e Stresin, nuk e ka penguar Xhulin që gjatë mbrëmjes së sotme sytë t’i fokusonte tek Gresa dhe Andi, teksa këta dy të fundit ishin duke u larë në pishinë.

Madje, Xhuli i ka bërë një kunjëz pikante dyshes, teksa i ka kritikuar për të folurën në gjuhën angleze.

“Pse more po folni anglisht, folni shqip. Shqiponja i ka sytë në të gjitha anët”, iu ka thënë pos tjerash Xhuli, Andit dhe Gresës.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.