Sporti

Xhudo: Sot dita e Laura Fazliut

07/30/2024 08:25
nga:L J

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu sot fillon garat në Lojërat Olimpike, Paris 2024.

Fazliu garon në kategorinë -63 kg dhe kohët e fundit ka qenë në formë të mirë – andaj pritet tentimi i medaljes nga ana e saj në këtë Olimpiadë, shkruan GazetaBlic Sport.

Fazliu i fillon garat nga ora 10:00.

Ende nuk është bërë e ditur kundërshtarja e Fazliut deri në këto çaste.

/GazetaBlic Sport