Sporti

Xhudistja, Enise Zijade fiton medaljen e bronztë në Festivalin Evropian të Lojërave Olimpike Rinore

07/24/2025 17:15
nga:Lorik J

Kosova ka fituar medalje në Festivalin Evropian të Lojërave Olimpike Rinore që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.

Xhudistja kosovare, Enise Zijade mori medaljen e bronztë në këtë event, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo është medalja e parë për Kosovën në EYOF Shkupi 2025.

Poashtu, kjo është medalja e dytë në histori të pjesëmarrjes në EYOF-a dhe e para për sportin e xhudos.

/GazetaBlic Sport