Sporti

Xhudisti shqiptar u dëmtua keq në Tokio, kjo është gjendja e tij

07/25/2021 08:42
nga:E K

Nga Tokio raportohet se xhudisti shqiptar, aktualisht është mirë, përpos një dëmtimi në brinjë, çka nuk është serioze për shëndetin.

Përfaqësuesi i Shqipërisë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, xhudisti Indrit Çullhaj humbi dhe u eliminua me ‘ippon’, që në ndeshjen e parë në konkurrimin e tij.

Por në çastet e fundit të dyluftimit, gjatë një rrëzimi, si pasojë e ndonjë goditjeje, për disa çaste ai nuk ishte në gjendje të reagonte, duke krijuar panik në mjedisin e garave.

Stafi mjekësor ndërhyri me shpejtësi, duke i ardhur në ndihmë xhudistit shqiptar. Përfaqësuesit e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, që janë në Tokio, kanë raportuar se xhudisti Indrit Çullhaj ka pësuar vetëm një dëmtim në brinjë, çka nuk është serioz.