Ekipi olimpik i xhudos ka mësuar shortin në rrugën drejt medaljeve olimpike.
Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova synojnë medaljet e arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, përcjell GazetaBlic Sport.
Distria Krasniqi e cila garon në kategorinë -48 kg ka kaluar raundin e parë pa luftë, pasi është bartëse e kategorisë. Ajo do të garojë të shtunën. Në raudin e dytë do të përballet me fituesin e luftës Chibana – Boncafe.
Majlinda Kelmendi në raundin e parë do të takohet me Reka Pupp në kategorinë -52kg. Ajo garon me 25 korrik.
Nora Gjakova në raundin e parë kalon pa luftë, kurse në raundin e dytë pret fituesen e luftës Sabina Filzmose – Sanne Verhagen. Nora garon me 26 korrik.
Pa luftë në raundin e parë do të kalojë edhe Loriana Kuka e cila garon në kategorinë -78kg. Ajo në luftën e dytë përballet me fituesen e duelit Marie Brasner – Aleksandra Bbainsteva. Kuka garon me 29 korrik.
Akil Gjakova në raundin e parë garon me Ahmed Yanash, ndërsa në raundin e dytë nëse kalon tutje e pret Nils Stump.
/GazetaBlic Sport


