Sporti

Xhudistët mësojnë kundërshtarët në Lojërat Olimpike

07/25/2024 18:14
nga:Lorik J

Nora Gjakova, Akil Gjakova, dhe Loriana Kuka tashmë kanë mësuar se me cilët kundërshtarë do të përballen në raundet e para në Lojërat Olimpike në Paris 2024.

Nora, e cila do të garojë në kategorinë deri në 57 kilogramë, do të përballet me xhudisten nga Mongolia, Enkhriilen Lkhagvatogoo.

Akili, që garën e ka me peshë deri në 73 kilogramë, do të ndeshet me brazilianin Daniel Cargnin.

Loriana (-78 kg), do të përballet me sllovenen Metka Lobnik.

Kampionia olimpike Distria Krasniqi (-52 kg), dhe Laura Fazliu (-63 kg) janë bartëse të grupeve dhe kalojnë pa luftë raundet e para.