Sporti

Xhoxhaj nokauton Seifkhani-n, mbron titullin EBU

02/14/2026 23:53
nga:Mergim Rreci

Boksieri kosovar Labinot Xhoxhaj e ka mbrojtur titullin e kamponit evropian në EBU.

Xhoxhaj e ka ‘rrahur’ suedezin Pezhman Seifkhani, në duelin e zhvilluar Lahr të Gjermanisë.

Boksieri ynë bëri paraqitje të mirë qysh nga rundi i parë, duke i dhënë disa goditje të fuqishme suedezit të cilin e nokautoj në rundin e katërt.

Kjo fitore i hap rrugën Xhoxhajt që të luftojë për titullin e kampionit të botës.

Boksieri ynë arrin fitoren e 22-të në boksin profesionist.