Këto janë momentet e fundit të 8-vjeçarit Mateo Vasiu, i cili u vra dje brutalisht nga Klodian Çalameni.
Mateo ishte parë nga fqinjët duke bërë xhiro me një biçikletë të kuqe, siç duket dhe në videon e siguruar nga Top Channel, dhe kur policia ka pyetur se kush e posedon biçikletën me ngjyrë të kuqe, ata kanë shkuar në shtëpinë e vrasësit i cili në fillim ka bërë rolin e të paditurit, ndërkohë që ishte duke pirë raki.
Ai u ka thënë policëve, ‘ pse çfarë ka ndodhur me Mateon’, ndërkohë që më pas u zbulua se ai e kishte varrosur të voglin në një cep të oborrit të tij. Ajo që e bën edhe më të tmerrshëm dhe të dhimbshëm ngjarjen , është dhe fakti se distanca mes dy shtëpive është mjaft e vogël, vetëm 15 metra larg nga njëra-tjetra.
Më pas kur policia e ka marrë në pyetje para një avokati të shtetit, ai ka ngritur supet duke thënë se kjo gjë ndodhi.