Sporti

Xhiroja e ardhshme në Superligë e zjarrtë, këto janë çiftet

02/20/2022 21:44
nga:L J

Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë dhe ndeshjet e xhiros së 21-të do të zhvillohen në mesjavë.

Përballje shumë të zjarrta na presin në kuadër të kësaj jave, ku spikat ndeshja mes Drenicës dhe Prishtinës e cila pritet të zhvillohet ditën e enjte.

Interesant pritet të jetë edhe dueli mes Malishevës dhe Dritës. Ky ballafaqim do të zhvillohet të mërkuren.

Orari:

E mërkurë, 23.02.2022

Malisheva – Drita 13:00

Ballkani – Ulpiana 13:00

Llapi – Feronikeli 13:00

E enjte 24.02.2022

Gjilani – Dukagjini 13:00

Drenica – Prishtina 13:00