Phil Foden ishte vendimtar për ta bërë xhiron e 23-të të Premier League me numrin më të madh të golave ndonjëherë, prej kur kampionati luhet midis 20 skuadrave (diçka që ka ndodhur që nga viti 1995/96).
Në total, në këtë xhiro u shënuan 45 gola dhe het-triku i anglezit ndaj Brentford ishte vendimtar për arritjen e këtij rekordi, përcjell GazetaBlic Sport.
Me këtë triumf, skuadra e Guardiolës i afrohet Liverpoolit, liderit të Premierligës. Rekordi më i lartë i mëparshëm i përkiste raundit të dytë të sezonit 2020/21 dhe xhiros së 34-të të sezonit të kaluar, kur në të dyja u shënuan 44 gola.
A history-making season ✨
— Premier League (@premierleague) February 5, 2024
/GazetaBlic Sport/