Lajme

Xhiro në sheshin e Ferizajt, rrezikohen kalimtarët

09/22/2024 20:42
nga:G B

Disa të rinjë në Ferizaj, janë parë duke bërë xhiro me motoçikleta në sheshin e këtij qyteti.

Sipas një videoje të dërguar në redaksinë e Klankosova, shihet po ashtu se kalimtarët e çastit rrezikoheshin nga këta vozitës nën moshë.

Çfarë tjetër është shqetësuese, është fakti që në këtë video nuk shihej policia askund në vendngjarje, pavarësisht disa ankesave të qytetarëve mbi këtë situatë.