Showtime

Xhini lanson këngën e re “Internacional” – Ritmi që thyen kufijtë!

02/20/2025 18:38
nga:Genita C

Skena muzikore urbane po merr një frymë të re me këngën më të re nga Xhini, artisti premtues nga Prishtina.

“Internacional” është një kombinim perfekt i ritmeve moderne me vibe-in e jetës urbane, duke sjellë një energji unike që kapërcen kufijtë dhe bashkon kulturat.

Me një beat të fuqishëm dhe tekst që reflekton ambiciet dhe jetën dinamike të brezit të ri, “Internacional” tashmë është publikuar dhe po krijon jehonë në skenën muzikore.

Kënga është tashmë e disponueshme në të gjitha platformat muzikore, ndaj dëgjoje tani dhe bëhu pjesë e këtij ritmi të ri!