Lajme

Xhevdet Qeriqi: Ta shihje Kadri Veselin sërish në Kosovë, ishte emocion i madh

05/04/2021 18:48
nga:M K

Kryetar i Këshillit të drejtave të luftëtarëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi ka qenë i ftuar sot në Intervistën e Javës në GazetaBlic.

Mes shumë çështjes ai ka folur edhe për emocionet e para dy ditëve kur ish-kreu i Kuvendit, Kadri Veseli zbarkoi në Kosovë.

Dikur i pari i PDK-së tani duke u përballur me Gjykatën e Hagës, ka ardhur për ta vizituar babain e tij që gjendet në spitalin e Mitrovicës, ani pse duhet pranuar se Kadri Veseli ishte në përcjellje të vazhdueshme të Policisë së Eulexit.

“Ka qenë një emocion i papërshkruar, shumë i madh. Ai erdhi për pak, por ta shihje sërish në Kosovë, ishte e jashtëzakonshme”, tha ndër të tjera Qeriqi.

/GazetaBlic/