Lajme

Xhevahir Geci s’arrin të bëhet deputet i legjislaturës së re

01/04/2026 20:36
nga:Genita C

Xhevahir Geci ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë gjatë rrugëtimit të tij politik, duke bërë të ditur se këtë herë nuk ka arritur të zgjidhet deputet, raporton GazetaBlic.

Ai ka vlerësuar përvojën e tij në legjislaturën e shkurtër të zgjedhjeve të shkurtit, duke e cilësuar atë si të rëndësishme për rolin përfaqësues.

Geci ka theksuar se angazhimi i tij për vendin do të vazhdojë edhe më tej, pavarësisht mungesës së një pozite zyrtare.