Sporti

Xherdan Shaqiri vendimtar në kualifkimin e Baselit në fazën tjetër të Kupës së Zvicrës

12/04/2024 23:18
nga:Mergim Rreci

Xherdan Shaqiri ka siguruar kalimin tutje me skuadrën e tij në Kupën e Zvicrës.

Baseli e mposhti Sionin pas penalltive, sepse rezultati pas vazhdimeve ishte 2 me 2, shkruan GazetaBlic Sport.

Shaqiri ishte vendimtar, duke realizuar golin e parë dhe duke qenë i saktë poashtu edhe nga penalltia.

Sulmuesi shqiptar po e dëshmon klasin e tij pas rikthimit në futbollin helvet, duke qenë fantastik edhe në ndeshjet kampionale.