Sulmuesi shqiptar, Xherdan Shaqiri është prezantuar tek skuadra e tij e re, Lyon.
Shaqiri ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 tek klubi francez, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi nga Zhegra ka theksuar se nuk do ta bëjë debutimin të premten ndaj Nantesit.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Projekti i klubit është i madh me shumë potencial. Më pëlqen shumë trajneri i ri Peter Bosz. Ekipi ka potencial të madh. Është një klub që dëshiron të fitojë tituj”, tha Shaqiri në konferencë për shtyp.
“Unë do të vazhdoj të flas me trajnerin tim. Ne nuk e dimë akoma nëse do të debutojë të premten, do të shohim. Por unë mendoj se ende më duhet të punojë, të stërvitem me ekipin, kështu që mund të jetë ende herët”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport


