Shaqiri ka realizuar sot një supergol ndaj Turqisë.
Ai lëshoi një ‘predhë’ në portën turke në minutën e 26’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.
Me këtë gol ai e ka futur vetën në histori të Kombëtares zvicerane.
Ai është bërë lojtari i parë i Zvicrës që ka shënuar gol në 4 kompeticione të mëdha rradhazi (Kupë të Botës dhe Kampionate Evropiane).
Ai ka shënuar gol në Kupën e Botës 2014, Euro 2016, Kupën e Botës 2018, dhe tani në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.
/GazetaBlic Sport/


