Skuadra e Baselit ka shënuar fitore të madhe në derbin e javës së nëntë në Superligën e Zvicrës, pasi mposhti minimalisht 1:0 Young Boysin.
Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Adrian Leon Barisic në minutën e 52’të.
Asist te goli i shënuar nga lojtari boshnjak bëri lojtari shqiptar, Xherdan Shaqiri.
Për Shaqirin ky ishte asisti i parë me fanellën e Baselit këtë edicion të ri të garave që nga transferimi i tij nga Chicago Fire.
Shaqiri luajti deri në minutën e 74’të dhe më pas u zëvendësu anga Kade. Ai u vlerësua me notën 8.1 nga Flashscore.