Sipas informacioneve të fundit, Xherdan Shaqiri po largohet nga skuadra e Lyon.
Ishte një aventurë aspak e mirë për Shaqirin në Francë, atje ku nuk tregoi dot vlerat e tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas mediave franceze dhe atyre zvicerane, Shaqiri do të transferohet në Çikago, MLS.
Ai ka kërkuar largimin nga Olympique Lyon dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës në ndeshjen e kësaj fundjave.
/GazetaBlic Sport/


