Xherdan Shaqiri i është bashkuar në stërvitje skuadrës zvicerane, Lugano, për ndeshjet e muajit nëntor me Zvicrën, përfshirë atë me Kosovën.
Pas përfundimit të edicionit në Major League Soccer me fanellën e Chicago Fire, reprezentuesi zviceran do të kryejë disa seanca stërvitore me Luganon, njoftoi klubi.
“FC Lugano ka kënaqësinë të mirëpresë Xherdan Shaqirin në Cornaredo. Pasi e mbylli sezonin e Major League Soccer me fanellën e Chicago Fire FC, ndërkombëtari i Zvicrës do të kryejë disa seanca stërvitore gjatë javës së ardhshme nën urdhrat e Mattia Croci-Torti dhe stafit të tij përpara se t’i përgjigjet Yakin Muratit” – thuhet në njoftimin zyrtar të klubit zviceran.
Bentornato @XS_11official!
Il nazionale rossocrociato si allenerà nei prossimi giorni a Cornaredo, in attesa di raggiungere la Nazionale per le prossime partite.I dettagli: https://t.co/pTvMhkB7i8
— FC Lugano (@FCLugano1908) November 5, 2023


