Sporti

Xherdan Shaqiri, më i miri i gjysmës e parë të sezonit në Zvicër

12/27/2024 12:14
nga:Mergim Rreci

Xherdan Shaqiri po shkëlqen që nga rikthimi i tij në Superligën e Zvicrës.

Ai është rikthyer në futbollistin më të rëndësishëm tek skuadra e Baselit dhe poashtu në futbollin zviceran, transmeton GazetaBlic Sport.

Me pesë gola dhe tetë asistime në 14 ndeshje, Shaqiri është një kontribues i jashtëzakonshëm tek skuadra, gjë e cila ka ndikuar që mediumi i njohur atje, ’20 Minuten.ch’, respektivisht dy gazetarët Fabian Ruch dhe Sven Forster, t’i japin epitetin e futbollistit më të mirë të gjysmës e parë të sezonit.

/GazetaBlic Sport/