Sporti

Xherdan Shaqiri: Krenar që kam luajtur nën drejtimin e Jurgen Klopp

02/25/2022 22:26
nga:E K

Ish-lojtari i Liverpoolit Xherdan Shaqiri ka mbajtur një raport të ngrohtë me Jurgen Klopp edhe pas kalimit në Lyon e më pas edhe në MLS.

Xherdan Shaqiri tha se është krenar që ka luajtur nën drejtimin e një trajneri si Klopp.

“Jurgen e kam njohur për një kohë të gjatë. Që kur kam luajtur për Bayernin, ne kemi luajtur kundër tij, pasi ai ishte trajner i Dortmundit, ishin fjalët e zviceranit.

Ai gjithashtu foli edhe për kohën e tij te ‘Reds’ që e cilësoi si të bukur e me shumë trofe.

“Kam kaluar tre vite të mrekullueshme në Liverpool, kemi fituar shumë tituj, kam kaluar bukur”, ishin fjalët e Shaqirit.

Shaqiri së fundmi nënshkroi me Chicago Fire në MLS.