Sporti

Xherdan Shaqiri gjen golin e parë në sezonin e ri, por Chicago Fire pëson humbje

03/03/2024 09:01
nga:E K

Chicago Fire ka pësuar humbje ndaj Cincinnatit në ndeshjen e dytë të sezonit të ri në MLS.

Përballja mes këtyre dy skuadrave u mbyll me rezultatin 1:2.

Autor i golit të vetëm te vendasit ishte Xherdan Shaqiri (45′), i cili shënoi nga penalltia.

Për sulmuesin nga Kosova ishte ky goli i tij i parë për këtë sezon.

Ndryshe, Chicago Fire është ende në pritje të fitores së parë të këtij sezoni.

Para kësaj humbje, Chicago Fire kishte luajtur baras me Philadelphia Union.