Miliona njerëz në botë vuajnë nga sëmundja e osteoartritit, që shkakton dhimbje dhe vështirësi në lëvizje.
Ndonëse nuk ka një kurë për këtë sëmundje, pacientët mund të shfrytëzojnë shumë trajtime natyrale të cilat ofrojnë qetësim të përkohshëm.
Falë menaxhimit të simptomave, njerëzit që vuajnë nga kjo sëmundje mund të kenë një jetë më aktive dhe të shëndetshme pavarësisht diagnozës.
Xhenxhefili dhe artriti
Xhenxhefili përdoret gjerësisht për të zbutur dhimbjet e artritit, reumatizmit dhe ato muskulare.
Konsumi i rregullt i xhenxhefilit zbut dhimbjen që shkakton vështirësia në lëvizje dhe qetëson muskujt e lënduar nga sëmundja.
Si të përgatisni kompresat prej xhenxhefili
Kompresa e mëposhtme funksionon kundër dhimbjeve të artritit dhe reumatizmit por nuk duhet vendosur në një plagë të hapur.
Për kompresën ju nevojiten:
– Disa copa të xhenxhefilit
– 4 thelpinj hudhër
– 2 lugë gjelle me kripë
– Garza
– Letër plastike
– Fasho dhe ngjitëse
Përgatitja
Shtypini copat e xhenxhefilit bashkë me hudhrat me shtypësen e hudhrave.
Gjatë procesit, hidhni nga pak kripë herë pas here.
Vazhdoni me shtypjen e xhenxhefilit, hudhrës dhe kripës deri sa të shkërmoqen plotësisht.
Masën e përfituar hidheni në një garzë të cilën duhet ta palosni në mënyrë të atillë sa të formoni një zarf.
Më pas vendoseni në zonën e dhimbjes dhe mbështilleni me letër plastike që të shmangni rrjedhjen.
Sipër saj vendosni fashën dhe më pas shtrëngojeni me ngjitës.
Kompresën njëpërdorimshme mund ta mbani për rreth 6 orë.
Produkte të tjera natyrale kundër dhimbjes
Hudhra mund të përdoret në zonën e dhimbjes dhe zbut inflamacionin në kyçet e ënjtura.
Hudhra ka të njëjtin efekt edhe nëse konsumohet nga goja.
Kompresat me kripë përdoren për të qetësuar ënjtjet, irritimin dhe inflamacionin.
Këto kompresa gjithashtu përdoren për të parandaluar infeksionet e lëkurës tek pacientët që vuajnë nga kanceri./AgroWeb