Këngëtarja shqiptare Xhensila Myrtezaj ka mahnitur ndjekësit e saj në Instagram me një seri fotografish ku shfaqet më atraktive se kurrë.
Interpretuesja e këngës “Engjulli im”, së fundmi ka treguar se është po aq e përkushtuar në ruajtjen e formës së saj fizike sa është dhe në karrierën e saj muzikore.
Në fotografitë e ndara me ndjekësit, ajo vë në pah linjat e saj perfekte dhe barkun e sheshtë, duke dëshmuar se përkushtimi dhe orët e djersitura në palestër japin frytet e tyre.