Showtime

Xhensila dhe Kidda sot publikojnë “Më do”

11/18/2022 09:04
nga:G B

Tash e një kohe, Xhensila Myrtezaj dhe Kidda, e kanë paralajmëruar bashkëpunimin e tyre muzikor.

Ditë më parë, artistët e skenës kishin publikuar fragmente nga kënga e re, të cilën e interpretonin në videot e shpërndara në profilet respektive në rrjetet sociale.

Projekti i ri titullohet “Më do” dhe tashmë ka një datë të publikimit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj)


Përmes një postimi në Instagram, Xhensila ka njoftuar se dueti me Kiddën do të publikohet nesër (e premte, 18 nëntor) në orën 17:00.

Dueti me Noizyn, “Një natë”, është ndër realizimet e fundit muzikore të Xhensilës që numëron mbi 28 milionë shikime në YouTube.

Ndërsa Kidda erdhi me këngë të re para një muaji, të cilën e titulloi “Low”.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KIDDA (@theonlykidda)