Lajme

Xhemajli shpreh ngushëllime për tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës

02/02/2025 14:49
nga:G B

Kandidatja për deputete nga PDK, Arbiana Xhemajli, ka reaguar për tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës, raporton Gazeta Blic.

“Ndaj dhimbjen me familjet e tre djemve të rinj që u shuan dhe shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjet”, ka shkruar ajo.

Postimi i saj i plotë:

E pikëlluar thellë nga ngjarja e rëndë në Jabllanicë të Gjakovës.

Ndaj dhimbjen me familjet e tre djemve të rinj që u shuan dhe shprehi ngushëllimet më të sinqerta për familjet.

U prehshi në paqe Ideal, Ramë e Veton.