Lajme

Xhemajli: Anamorava meriton përfaqësim të fortë dhe projekte që sjellin zhvillim

01/03/2025 19:45
nga:Sh R

Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Arbiana Xhemajli, me numër 62, përmes një postimi në rrjetin social facebook, tregon se sot është mbajtur takimi i kryetarëve të degëve të PDK-së dhe kandidatëve për deputet nga Anamorava, raporton GazetaBlic.

Xhemajli thotë se disukutuam për vizionin dhe prioritetet tona për rajonin, duke u zotuar për angazhim të përbashkët në shërbim të qytetarëve.

Ajo tutje thotë se Anamorava meriton përfaqësim të fortë dhe projekte që sjellin zhvillim.

Postimi i plotë:

Takim me kryetarët e degëve të PDK-së dhe kandidatët për deputet nga Anamorava

Sot u takuam me kryetarët e degëve të PDK-së nga Gjilani, Vitia dhe Kamenica, si dhe me kandidatët për deputet nga Anamorava. Diskutuam për vizionin dhe prioritetet tona për rajonin, duke u zotuar për angazhim të përbashkët në shërbim të qytetarëve.

Anamorava meriton përfaqësim të fortë dhe projekte që sjellin zhvillim.

#Kosovamundetmamirë #PDK