Gazetari Xhemajl Rexha është zgjedhur kryetar i ri i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, raporton Gazeta Blic.
Kjo është bërë e ditur nga komisioni vëzhgues i cili ka monituar procesin e votimit për kryetar të ri të AGK dhe anëtarëve të Bordit.
“Xhemajl Rexha është fitues”, ka thënë kryesusja e komisionit vëzhgues Rabisha Muhaxhiri.
Në garë për kryetar të AGK ka qenë edhe Arton Mulliqi nga RTK-ja.
Emrat e anëtarëve të Bordit ende nuk janë bërë publik.


