Lajme

Xhemaili i AAK-së i reagon ashpër Kurtit: Kryeministri Haradinaj dha dy herë dorëheqje për ta dëshmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së

01/28/2025 20:46
nga:G B

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Kushtrim Xhemaili, i ka bërë një reagim të rreptë, kryeministrit aktual Albin Kurti, i cili sulmoi sot sërish ish-kryeministrat e Kosovës.

Xhemaili shkruan se ish-kryeministri Haradinaj dy herë ka dhënë dorëheqje nga qeveria për ta dëshmuar para drejtësisë në Hagë pastërtinë e luftës së UÇK-së, dhe doli faqebardhë.

”Ish-Kryeministri Haradinaj dy herë ka dhënë dorëheqje nga qeveria për të shkuar për tu gjykuar dhe për ta dëshmuar para drejtësisë në Hagë pastërtinë e luftës së UÇK-së, dhe doli faqebardhë.

Gjykatë, në të cilën ministrja jote e tanishme ka deponu materiale kundër UÇK-së.

Ju po e dëshmoni hapur mbështetjen për Vuçiqin, që ai t’ju thotë protestuesve se janë të nxitur nga Prishtina.

Favor për favor.

Pritni kur të del Vuçiqi në publik si viktimë.

Por, siç po duket, po doni të bini bashkë me Vuçiqin. Gjatë e keni mbajtë njëri-tjetrin në pushtet.

Ta kemi hjekë maskën dhe qeben, KM”.

E gjitha meqë kryeministri Albin Kurti fyu sërish opozitarët duke ngritur një paralele me dorëheqjet e kryeministrave paraprakë në Kosovë me dorëheqjen e sotme të kryeministrit serb në Beograd.