Kandidati i PDK-së për deputet, Selver Xhelili, vizitoi sot Zyrën e OVL-së në Prishtinë, ku uroi Hysni Gucatin për detyrën si kryetar të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton GazetaBlic.
Xhelili thotë se si kandidat për deputet do të jetë zëri i kërkesave të veteranëve në Kuvendin e Kosovës, duke konfirmuar mbështetje për programin e PDK-së për rritjen e pensioneve dhe mundësinë për punësim pa e rrezikuar pensionin.
Ai theksoi se është krenari të punosh me një lider që mbron vlerat e luftës dhe kontribuon vazhdimisht për veteranët.
E plotë:
Sot vizitova Zyrën e OVL-së në Prishtinë, duke e uruar Hysni Gucatin për detyrën si kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe duke u zotuar si kandidat për deputet, se do të jem zëri i kërkesave të veteranëve të UÇK-së në Kuvendin e Kosovës, konfirmimin për programin e PDK-së në rritjen maksimale të pensioneve dhe lejimin për të punuar pa e rrezikuar fare pensionin.
Është krenari të jesh me një kryetar që e bën punën ashtu siç duhet, duke i mbrojtur vlerat e luftës dhe veteranët, duke dhënë kontributin e veçantë edhe sot.


