Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Selver Xhelili, ka vizituar kompaninë ‘Fluidi Corporation’, ku thotë se diskutuan së bashku për sfidat e biznesit dhe shpalosën programin e Bedri Hamzës për përkrahjen e sektorit privat, raporton GazetaBlic
Xhelili zotohet se do të jetë zëri i përfaqësimit të ndërmarrjeve prodhuese e biznesve në përgjthiësi për ti adresuar kërkesat dhe nevojat e tyre në Kuvend.
Postimi i plotë:
Vizita në “Fluidi Corporation”
Kalova një ditë shumë të mbarë në kompaninë “Fluidi”, me teknologjinë e saj të prodhimit dhe ambalazhimin të pijeve joalkoolike dhe vajit “Floil” në Gjilan, sukseset e tyre të veçanta në tregun lokal e ndërkombëtar, me shumë certifikime e çmime botërore për sigurinë e ushqimit, duke u njohur edhe më për së afërmi me sfidat e biznesit dhe duke shpaluar programin e Bedri Hamzës për përkrahjen e sektorit privat, lehtësimin revolucionar që TVSH të paguhet kur malli të shitet, e jo në doganë, si dhe shumë politika të tjera të përmirësimit për bizneset.
Si ndërmarrës për shumë vjet dhe tash edhe si kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga PDK-ja, për çdo vizitë e deklarim publik, zotohem se do të jem zëri i përfaqësimit të ndërmarrjeve prodhuese e bizneseve në përgjithësi, për t’i adresuar nevojat dhe kërkesat e tyre në Kuvend.
Faleminderit për mikpritjen bujare nga kompania “Fluidi”.
VotoPDK1️⃣3️⃣1️⃣✅
Voto Bedri Hamza1️⃣✅
Voto Memli Krasniqi2️⃣✅
Voto Selver Xhelili8️⃣3️⃣✅


