Zgjedhjet 2025

Xhelili, PDK: Voto 131, voto 83, për pensionim të parakohshëm e sigurim shëndetësor të policëve

01/13/2025 09:50
nga:Genita C

Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 83, Selver Xhelili, ka premtuar mbështetje për pensionimin e parakohshëm dhe sigurimin shëndetësor për policët e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi se policët meritojnë kushte më të mira për shkak të rreziqeve që përballen gjatë detyrës, duke përfshirë mundësinë për pension të parakohshëm dhe trajtim shëndetësor pa shqetësime financiare.

Xhelili kërkoi mbështetje për këto nisma, duke ftuar qytetarët të votojnë për të me numrat 131 dhe 83.

E plotë:

Voto 131, voto 83, për pensionim të parakohshëm e sigurim shëndetësor të policëve

Nëse bëhem deputet i Kuvendit të Kosovës e votoni numrin 131 të PDK-së e numrin tim 83, unë do ta mbështes fuqishëm idenë e pensionimit të parakohshëm dhe sigurimit shëndetësor për policët e Kosovës. Ata janë një nga grupet më të ekspozuara ndaj rreziqeve gjatë ushtrimit të detyrës dhe shpesh përballen me pasiguri dhe stres të lartë në punë. Për këtë arsye, është e drejtë që të krijojmë kushte që t’i mbrojmë policët që kujdesen për sigurinë tonë, pronën publike e private.

Pensionimi i parakohshëm për ta është një masë e domosdoshme, pasi shërbimi në forcën e policisë kërkon një angazhim fizik dhe mental shumë të lartë. Shumë prej tyre mund të përjetojnë dëmtime të përhershme shëndetësore nga detyra e rrezikshme që kryejnë, dhe për këtë arsye është e drejtë që ata e ato të kenë mundësi të sigurojnë një pension të parakohshëm që i ndihmon të fillojnë një jetë të re pas shërbimit.

Po ashtu, sigurimi shëndetësor është një nga prioritetet e mia si deputet i ardhshëm. Policët që rrezikojnë jetën çdo ditë për të na mbrojtur duhet të kenë mundësinë të shijojnë kujdes shëndetësor të përshtatshëm, pa u shqetësuar për koston e trajtimit të mundshëm të plagëve ose sëmundjeve që mund të jenë shkaktuar gjatë shërbimit të tyre.

Për këto arsye, do të angazhohem të punoj për miratimin e këtyre nismave, duke siguruar që policët të kenë mbështetje të merituar për punën e madhe dhe të rrezikshme që kryejnë çdo ditë.

#Voto131#Voto83