Lajme

Xhelili flet për inaugurimin e Trumpit, tregon çka i tha Grenell në SHBA: Me Hamzën kryeministër hapen dyert e bashkëpunimit me Amerikën

02/06/2025 19:14
nga:G B

Selver Xhelili, kandidat për deputet nga PDK, me numër 83 në listë, ka folur për pjesëmarrjen e tij në inaugurimin e presidentit Trump.

“Unë isha në inaugurimin e presidentit Trump, për shkak të lidhjeve që kam me administratën Trump, po ashtu edhe me familjarët e tij siç është djali i tij Rick, unë ndihem mirë që jam një bashkëpunëtorë i mirë së bashku me ata persona që ia duan të mirën Kosovës, sidomos ShBA. Unë kërkoj nga qytetarët e Kosovës, që më 9 shkurt të më besohet vota me numër 83 në kuadër të PDK”, ka thënë ai.

Sipas Xhelilit, me PDK-në në qeveri, Kosova do t’i ketë dyert e hapura në SHBA.

“Gjatë inagurimit që isha pjesë, aty ishte edhe Grenell i cili është një krah i djathtë i qeverisë së Trump. Ne jemi duke i parë edhe deklaratat e fundit që i dha Grenelli, për qeverinë aktuale të cilët vendosen gjithçka në raport me qeverinë në ardhje. Tha që qeveria në ardhje me Bedri Hamzen do t’i ketë dyert e hapura, ndërsa qeveria aktuale do t’i ketë dyert e mbyllura dhe raportet do t’i ketë të krisura sa i përket raportit mes Amerikës dhe Kosovës. Qytetarët e Kosovës kësaj radhe duhet t’ia besojnë votën PDK, sidomos Bedri Hamzës kryeministër sepse ai në administratën Trump do t’i ketë dyert e hapura, bashkërisht me ata njerëz që ia duan të mirën Kosovës kemi një raport shumë të mirë. Ata kanë vendosur që në këto zgjedhje ta mbështesin PDK, sepse mendojnë që Bedri Hamzën është një bashkëpunëtorë i mirë dhe në të mirë të interesit të Kosovës”, është shprehur ai.

Kandidati për deputet ka ndarë detaje për atë se çka ka biseduar me Grenellin në darkën me të.

“Gjatë darkës me z.Grenell dhe bashkëpunëtorë të tij të qeverisë Trump, është diskutuar edhe për qeverinë që do të vie. Grenelli dhe administrata Trump e mbështesin Bedri Hamzën për kryeministër sepse e dinë që me të SHBA do t’i ketë dyert e hapura dhe bashkëpunimi do të jetë shumë i mirë. Shumë deklarata që u thanë kohëve të fundit në raport me këtë qeveri nga Grenelli janë të sakta sepse ai e dëshmoi edhe njëherë sigurt, qartë se me këtë qeveri që është aktualisht nuk kanë bashkëpunim dhe s’do të ketë të ardhme por kërkoi që qeveria të udhëhiqet nga z.Hamza sepse ka miqësi me SHBA-të dhe administrata Trump e pret me bashkëpunim të ndërsjellë. Ne gjatë bisedave që i kishim në kuadër të darkës me ata zyrtarë, kam diskutuar shumë çështje që janë në të mirë të Kosovës por me një qeveri ndryshe. Ato deklarata që i kam parë tani që ka thënë Grenell, i kam dëgjuar para 2-3 javësh kur isha në Amerikë”, ka theksuar Xhelili.

Ai thotë se Grenell i ka thënë të njëjtat që i tha dhe publikisht dhe se qeveria aktuale nuk ka raporte të mira me administratën Trump.

Xhelili shton se me Hamzën kryeministër të Kosovës, raportet me SHBA-të do të kthehen në binarë siç ishin me Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

“Të njëjtat i tha edhe në publik, tha që mos i besoni kryeministrit aktual se ka raporte të mira me SHBA-të, sidomos me administratën Trump, sepse nuk ka pasur raporte të mira me republikanët, po ashtu presidentin Trump. Nuk ka bashkëpunim me këtë qeveri për shkak se e njeh mirë qeverinë aktuale dhe raportet që i ka të prishura kohë më parë në qeverinë e Trumpit dhe me republikanët. Amerikanët nuk falin, mund të ta japin besimin por kur besimi kthehet për keq, amerikanët nuk do të falin. Kështu që shumë mirë një krah i djathtë i z.Trump, Grenelli, e tha një deklaratë të fuqishme kur tha se me këtë qeveri të aktuale SHBA-të s’do të kenë bashkëpunim, kështu që qytetarët e Kosovës duhet ta kuptojnë mirë, qartë dhe saktë se 9 shkurti është një datë shumë e rëndësishme për gjithë Republikën e Kosovës, për shkak se me ardhjen e Bedri Hamzës kryeministër në SHBA do t’i kemi dyert e hapura për bashkëpunim dhe raportet do të kthehen në binarë siç ishin me Hashim Thaçin e Kadri Veselin”, ka deklaruar Selver Xhelili./Gazeta Blic/