Lajme

Xhelal Sveçla reagon pas suspendimit të Nenad Gjuriq- Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cënon misionin e Policisë së Kosovës!

11/03/2022 16:54
nga:Y I

Ud. i detyrës të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosvës, ka suspenduar sot nga detyra drejtorin rajonal të Policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq, raporton Gazeta Blic.

Pas suspendimit të tij ka reaguar Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

“Refuzimi i zbatimit të vendimit legjitim të institucioneve të Republikës së Kosovës është mbi të gjitha cënim i rëndë i sigurisë dhe stabilitetit të vendit” shkruan Sveçla.

“Policia e Kosovës është një dhe të gjithë pjesëtarët e saj duhet të kenë të njëjtin mision: sundimin e ligjit dhe krijimin e ambientit të sigurtë për të gjithë qytetarët pa dallim. Nuk do të lejojmë asnjë veprim që cënon këtë mision dhe bashkë me Policinë e Kosovës do të vazhdojmë zbatimin e tij”

Reagimi i plotë:

Suspendohet drejtori rajonal i policisë në Mitrovicën e Veriut, Nenad Gjuriq

Lista Serbe takim urgjent, paralajmëron largimin e të gjithë serbëve nga institucionet