Lajme

Xhelal Sveçla pas aksionit të sotëm: Jemi të përkushtuar të sigurojmë siguri, rend e ligj për të gjithë qytetarët tanë

12/21/2021 18:27
nga:M K

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksionit të sotëm që rezultoi me disa të arrestuar, në mesin e tyre ish-kryetarin e komunës së Shtërpcës.

Sekuestrohen 61 mijë euro e 8 vetura – Detaje të reja për aksionin e Policisë në Shtërpcë

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka thënë se si Ministri e Punëve të Brendshme, janë të përkushtuar që t’u ofrojnë qytetarëve të Kosovës, siguri, rend e ligj, përcjell GazetaBlic.

“Si Ministri e Punëve të Brendshme bashkë me Policinë e Kosovës, mbesim të përkushtuar të ofrojmë siguri, rend dhe ligj për gjithë qytetarët tanë. Shkelësit e ligjit do të luftohen pa asnjë dallim, pa asnjë përjashtim, në gjithë Republikën e Kosovës”, ka shkruar mes tjerash Sveçla.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

/GazetaBlic/