Lajme

Xhelal Sveçla flet për aksionin në Brezovicë: Do të dalin emrat e pronarëve të atyre vilave, një nga një

12/24/2021 00:48
nga:Gazeta Blic

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka folur për aksionin e Policisë së Kosovës ndaj ndërtimeve që kanë shkatërruar një pjesë të konsiderueshme të maleve në zonën e Brezovicës.

Sveçla në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 tha se do të dalin emrat e pronarëve të atyre vilave, të cilat mund të jenë pjesë e krimit.

“Do të dalin emrat e pronarëve të atyre vilave, një nga një. Për shkak se është skemë kriminale. Kush i ka ndërtuar ato. Nuk po them që pronarët e firmave janë domosdoshmërisht pjesë e krimit. Si është e mundshme që gjithë kjo veprimtari si një fyt i ngusht të përfundojë të Braca, i cili është edhe vëllai i ish-këshilltari të ish-presidentit, I cili ka qenë edhe pjesë e BIA-s, për të cilin reagon edhe Petar Petkoviq e Vuçiq”, tha Sveçla.

Madje ai tha se sa herë që në Kosovë po preket krimi, menjëherë po reagon Serbia.

“Sa herë ne po prekim krimin në Kosovë, menjëherë reagimi I Serbisë, ku po ndodhin reagimet edhe këtu që të bëjnë me dyshu. Ne e kemi një thënjie ‘Pitja është honger, tepsia ka mbet’, kur të shkojshë në Brezovic e sheh gjendjen. Asgjë s’do të mbetet pa u trajtuar.

Unë I ftoj të gjithë qytetraët që të bashëkpunojnë sa më ngushtë për Policinë e Kosovës. Dhjetëra milionë euro, janë jo vetëm dëmet, por edhe përfitimet.

Nuk do të ketë asnjë situatë, ku dikush do të thëerras hetuesit për të thënë ndalu këtu, e mos vepro këtu”, shtoi Sveçla.

Kujtojmë se nga ky aksion janë vënë në pranga 10 persona, teksa janë sekuestruar 61 mijë euro dhe monedha të tjera si: dollarë, franga zvicërane, lekë etj. Përveç kësaj, janë sekuestruar edhe 8 vetura në vlerë prej 300 mijë euro, armë zjarri, telefona, aparate për prodhimin e kriptovalutave etj.