Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka njoftuar përmes një shkrimi në Facebook se kanë arrestuar një serb në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, e ku i kanë konfiskuar 4 mijë fishekë, raporton Gazeta Blic.
Sipas tij personi në fjalë është në ndalim policor dhe i ishte punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës
Njoftimi i plotë:
4 mijë fishekë i konfiskuam. Pra, edhe një aksion tjetër shumë i suksesshëm e i rëndësishëm për forcimin e sovranitetit të vendit tonë.
Në pikën kufitare në Jarinje, Policia e Republikës së Kosovës ndaloi një të dyshuar me shtetësi serbe, punëtor i integruar nga strukturat paralele në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe të Infrastrukturës. I dyshuari është dërguar në mbajtje.
Përgëzime Policisë së vendit tonë për punën e madhe dhe për profesionalizmin e tyre të lartë.
“Shpërthen” Agim Veliu ndaj Lumir Abdixhikut: Vjosa Osmani për ty “E kapërceva lumin…”


