Sporti

Xhebrailat: ‘Suhareka për shumë vende o Paris’

03/06/2022 21:49
nga:Lorik J

Skuadra e Ballkanit ka fituar sot derbin ndaj Llapit me rezultatin minimal 1:0, me golin e Ermal Krasniqit në minutën e 74’të të ndeshjes.

Pas përfundimit të derbit, KF Llapit i doli edhe një problem aspak i pritur, shkruan GazetaBlic Sport.

Autobusi i klubit të KF Llapit u sulmua me gurë nga një tifoz – i cili menjëherë është kapur nga Policia e Kosovës dhe është arrestuar.

Tifo-grupi i Ballkanit ka reaguar pas kësaj ndeshje, ku kanë publikuar një fotografi ku shkruajnë:

“FC BALLKANI 1-0 KALL (Klubi i atletikes Llapi). SUHAREKA për shumë vende o Paris, kur nuk pret mirë mos prit me të prit mirë”, shkruajnë Xhebrailat.

/GazetaBlic Sport