Sporti

Xhaxhai i tifozit të vrarë të AEK: Kroatët kaluan gjysmën e Greqisë dhe askush nuk reagoi, çka tani?

08/10/2023 17:08
nga:Lorik J

Xhaxhai i 29-vjeçarit Michalis Katsouris, tifozi i vrarë në një përplasje tifozësh në Athinë, ka dhënë një deklaratë emocionuese për televizionin grek Open News.

Stavros Psimoulakis është tronditur dukshëm pas humbjes së nipit dhe në deklaratën e tij theksoi veçanërisht se ai vetë e kishte paralajmëruar Mihalisin se diçka e tillë mund të ndodhte, përcjell GazetaBlic Sport.

“Michalis kurrë nuk ka folur keq për askënd. Punoi me ndershmëri për rrogën e tij dhe financoi jetën e tij, këtë e di e gjithë shoqëria jonë. Dashuria e tij ishte AEK-u, njerëzit që mbështesin AEK-un dhe stadiumin e AEK-ut”, tha Psimoulakis më pas shtoi:

“E mora në telefon dhe i thashë kujdes, kaluan kufirin, kaluan gjysmën e Greqisë dhe erdhën këtu. Çka tani? E keqja duhet ndalur”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport