E ardhmja e Kylian Mbappe është temë që vazhdimisht bën titujt kryesor të mediave të mëdha botërore.
Edhe pse së fundmi, Mbappe mohoi se ka shprehur dëshirën për largimin e tij nga PSG, mediat e huaja vazhdojnë spekulimet për të, shkruan GazetaBlic Sport.
“El Pais” raporton se xhaxhai i Mbappes, Pierre Mbappe është shprehur që Liverpool është klubi i duhur për të. I njëjti burim shkruan se përfaqësuesit e yllit francez kanë qenë në kontakte të ngushta me Liverpool prej vitesh.
Poashtu Marca shkruan që Liverpool është klub që mund t’a përballojë financiarisht lojtarin dhe duke parë që City ka nënshkruar me Haaland, Liverpool mund të kundërpërgjigjet me Mbappen pasi ky i fundit pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp.
/GazetaBlic Sport/


