Lajme

Xhavit Zariqi: AAK do jetë befasia e 9 shkurtit – Nuk ka asnjë mundësi për koalicion me LVV-në

01/15/2025 20:07
nga:Sh R

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së Xhavit Zariqi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”, ka folur lidhur me tubimet që po i mbanë koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual.

Zariqi thotë se këto takime që po bëhen do të jenë befasia e zgjedhjeve të 9 shkurtit, pasi që ka pas deklarata të shumta se Aleanca nuk do të arrijë ta kaloj pragun, por Aleanca sipas tij do jetë në mesin e partive që do të konkurounë për vendin e parë.

“Është një mesazh i qartë që Aleanca bashkë me koalicionin Nismën dhe Grupin e Intelektualëve dhe Listën Ideale janë organizuar për këto zgjedhje të 9 shkurtit dhe besoj që do jetë befasia e këtyre zgjedhjeve ky koalicion i cili është koalicioni më i qëlluar ndonjëherë dhe koalicioni me listën më të mirë të kandidatëve për deputet, dhe me kryeministrin më të dëshmuar që është edhe më meritori edhe për të kaluarën edhe për të ardhmen si kryeministër i Republikës së Kosovës.Befasi do të jetë për aryse se shumë kush ka diskutu edhe ka reagu se Aleanca nuk do të arrijë të kaloj pragun kurse Aleanca do të jetë në mesin e partive që do të konkuroj për vendin e parë dhe gjithësesi do ti fitojmë”, ka thënë Zariqi.

Tutje ai thotë se deri sa pretendohet që të jetë kryeministër Albin Kurti nuk ka asnjë mundësi që të ketë një koalicion me LVV, ku ai thotë se kushdo që pretendon të futet në një koalicion të tillë dëshiron t’ia ndihmoj të keqën Kosovës.

“Unë mendoj se nuk do të ndodhë siç ka ndodh shpesh për arsye se vizioni ynë politik dhe i liderit të Aleancës është që ky kryeministër është i dëmshëm për qeverisjen në Republikën e Kosovës, ky ka sjellë vetëm dëme në këtë shtet, nuk ka bo asnjë projekt, nuk ka funksionu as në kuptimin diplomatik, nuk ka sjell asnjë njohje nga shtetet tjera, nuk ka bo asnjë inkuadrim në organizatat ndërkombëtare, krejt çka ka sjellë është vetëm shkatrrim të shtetit, prishje të raporteve me aleatët kryesor dhe Kosova tani është nën sanksione, një shtet që është përkrahë për liri, pavarsi, për shtet ndërtim dhe ka ardh në një moment kur nga aleatët kryesor vendosen sanksione. Nuk di si duhet të vlerësohet ndryshe por një kryeministër që ka sjellë vetëm dëme dhe që ka funksionu në dëm të Republikës së Kosovës. Në asnjë formë deri sa pretendohet që të jetë kryeminsitër Albin Kurti, nuk ka asnjë mundësi që të futemi në koalicion. Me kryeministër Albin Kurtin është me vazhdu të keqën për shtetin e Kosovës, kushdo që pretendon të futet në koalicion me Albin Kurtin kryeministër është tia ndihmojë të keqën Kosvoës, të funksionoj kështu si ka funksionu për 4 vjet në dëm të Kosovës dhe të qytetarëve, dhe ska asnjë mundesi të shkojmë në koaliconin me kryeminsitër Albin Kurtin”, shprehet ai.

Ndër të tjera ai thotë se fatkeqësia e këtij populli është që ka vendos t’ia jap pushtetin një njeriu i cili ka qenë kundër luftës, luftëtarëve dhe i cili nuk ka bërë asgjë as ndaj ish krerëve të UÇK-së të cilët gjenden në Hagë.

Zariqi thotë se Kurti bënë shaka duke thënë se e ka çliru veriun dhe përfiton të fitoj vota nga qytetarët, ku sipas tij veriu është çliru ashtu siç është çliru Kosova në vitin 1999.

“Fatkeqsia është që LVV bënë hajgare bashkë me Albin Kurtin, Kurti nuk ka shliru asgjë, ai është një person që nuk e ka njoft këtë shtet asnjëherë as sot nuk e njeh, ai kurrë nuk ka bërë një veprim pozitiv për këtë Republikë, në rradhë të parë nuk e njeh Kushtetutën, nuk e njeh pavarsinë, nuk e njeh flamurin, dhe e udhëheq një shtet një qytetar i cili as familjen e vet nuk e ka në Kosovë. Kjo është fatkeqsia e këtij populli se si ka vendos t’ia jep pushtetin një njeriu që as varresa nuk ka në këtë vend as familje nuk ka në këtë vend dhe I jipet me udhëheq një njeri I cili ka qenë edhe kundër luftës, kundër luftëtarëve dhe që nuk ka bërë asgjë as ndaj atyre që gjenden në Hagë.Duke bërë hajgare që e ka cliru veriun po pretendon të fitoj vota nga qytetarët. Veriu është cliru sic ësht cliru Kosova në vitin 1999, kufijt janë vendos në këtë përbërje që është sot me Kushtetutë ku ShBA dhe Evropa të njohin me këta kufij dhe këta kufij nuk I mbron Albin Kurti por I mbron KFORI dhe NATO”, tha ai.