Lajme

Xhavit Uka një nga kandidatët më të votuar në Prizren, pas Lumir Abdixhikut

02/20/2025 18:54
nga:Genita C

Xhavit Uka ka arritur një rezultat të shkëlqyer në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u renditur si një nga kandidatët më të votuar në Prizren, menjëherë pas Lumir Abdixhikut, raporton GazetaBlic.

Uka ka siguruar 2,966 vota,  në 80% të votimeve të numëruar në Prizren, një mbështetje e madhe nga qytetarët e këtij rajoni, duke treguar se ka një ndikim të fortë në skenën politike lokale.

Ndërkohë, Lumir Abdixhiku ka marrë 4,506 vota, duke mbetur i pari në këtë listë. Pavarësisht kësaj diference, Uka ka arritur të fitojë një mbështetje të konsiderueshme dhe pritet të luajë një rol të rëndësishëm në politikën e ardhshme të Kosovës.