Pak minuta më parë situata para Kuvendit të Kosovës është tensionuar.
Disa nga veteranët kanë tentuar të futen brenda Kuvendit, ku edhe janë përplasur me zyrtarët policorë.
Të njëjtit janë shtyrë, ndërsa me këtë rast kanë reaguar edhe përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.
Xhavit Jashari nga OVL-UÇK ka marrë fjalën me këtë rast , ku ka kërkuar qetësi në zhvillimin e seancës.
Jashari ka bërë thirrje që të qëndrojnë dinjitetshëm e të mos përballen me Policinë e Kosovës.
Njëzëri më pas veteranët kanë brohoritur “Policia është e jona”.
E një porosit të ngjashme ka dhënë edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku.
Ai tha se duhet të kenë shumë kujdes nga mënyra se si sillen me policët.Një thirrje e tillë është bërë gjatë gjithë protestës së sotme, që të mos fyhen apo provokohen zyrtarët policorë.



