Ish-deputeti Xhavit Haliti ka komentuar situatën politike aktuale në Kosovë dhe mundësinë e formimit të qeverisë pas zgjedhjeve të fundit, raporton GazetaBlic.
Haliti në një prononcim për GazetaBlic, ka theksuar se është e domosdoshme që vendi të mos mbetet asnjë minutë pa një qeveri funksionale.
“Praktika e deritashme ka qenë e tillë. Vendi nuk duhet asnjë minutë të mbetet pa Parlament e as pa Qeveri në detyrë. Gjithmonë Kryeministri në detyrë ia dorëzonë stafeten Kryeministrit që zgjidhet. Janë shumë arsye që kështu ndodhë kudo ku funksionojnë ligjet dhe shteti i së drejtes”, tha ai.
Ai ka theksuar se kryeministri në detyrë duhet të ketë kompetenca të kufizuara pas shpalljes së zgjedhjeve, ndërsa ka parashikuar mundësinë e shtyrjes së krijimit të qeverisë për shkak të zvarritjeve në konstituimin e Kuvendit dhe mungesës së marrëveshjes mes pozitës dhe opozitës.
Haliti ka shtuar se, për të garantuar stabilitetin e vendit, është e nevojshme të formohet një qeveri e përbashkët, e cila mund të ketë një mandat të përkohshëm prej 6-12 muajsh dhe të fokusohet në realizimin e projekteve të rëndësishme për të hapur rrugën e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian dhe për të evituar rrezikun e përplasjes në Veri.
“Kryeministri i Kosovës është në detyrë, dhe nga dita kur shpallen zgjedhjet duhet ti ketë kompetencat e kufizuara sa i përket vendimmarrjes si Qeveri. Unë jam deklaruar edhe më heret lidhur me formimin e qeverisë. Mendoj që do ketë shtyrje të krijimit të qeverisë, sepse konstituimi i Kuvendit do ketë zvarritje ashtu si do të zvarritet krijimi i qeverisë, nëse nuk do ketë marrëveshje në mes Pozites e Opozites apo nëse VV nuk arrinë që ti bëjë 61 vota. Jam për formimin e një qeverije të përbashkët me emërtim përkatës e cila do funksiononte për 6-12 muaj, për të realizuar projektin e hapjes së rrugës që Kosova të fillojë negociatat për integrim në BE si dhe ta evitojë rrezikun e përplasjes në Veri”, përfundoi Haliti për GazetaBlic.